Transmetuar më 14-06-2019, 09:54

Pavarësisht situatës së krijuar pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato do të mbahen.

Kështu mëngjesin e sotëm, ai e ka nisur këtë të premte me anë të një fotografie thumbuese.

Rama ka publikuar një filxhan kafeje me numrin ‘30’, duke vijuar kësisoj me bindjen se zgjedhjet do të mbahen në ditën e fundit të muajit.

Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka ndalur fushatën për asnjë moment, teksa paraditen e sotme bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, është ndalur për të ndarë një kafe me banorët e njësisë nr.11 në Tiranë.

Sakaq gjatë seancës së djeshme parlamentare shigjetoi Presidentin, duke thënë se pyet veten se çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria dhe se kujt i janë bërë më shumë ndere se atij, të cilin ende pa mbushur 50 vjeç, e ka bërë edhe Kryeministër, edhe kryetar Kuvendi, edhe President. /a.y/noa.al