Transmetuar më 14-06-2019, 09:07

Forcat speciale RENEA kanë ndërhyrë për kontroll, qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Mësohet se kontrollet janë zhvilluar në disa zona problematike, por shënjestra është resorti në pronësi të familjes Çapja.

Bëhet fjalë për resortin “Univers” në pronësi të familjes Çapja.

Një pjesë e anëtarëve të fisit Çapja, dyshohen të përfshirë në aktivitete kriminale, ku mes tyre ka pasur edhe arrestime.

Megjithatë policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me operacionin. /a.y/noa.al