Transmetuar më 14-06-2019, 08:55

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një i ri vetëm 24 vjeç, mbeti i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 23.00 të 12 qershorit, pranë stadiumit të Laçit, pas sherrit për një vend parkimi, ku viktimë mbeti 24-vjeçari Viktor Shkorreti.

I riu u qëllua me armë zjarri në afërsi të banesës së tij, nga i dyshuari Emanuel Koca, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe me origjinë nga Kukësi.

Nga hetimet e kryera dyshohet se gjithçka ka ndodhur për parkimin e makinës së të dyshuarit, i cili ka dashur ta lërë mjetin pranë banesës së Shkorretit.

Gjithçka për shkak se mbrëmjen e 12 qershorit i riu ishte nisur për në pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout në Laç, ku pritej mesnata e 13 qershorit, e cila njihet si “dita e madhe” e besimtarëve dhe nuk kishte vend parkimi.

Kështu në konflikt e sipër për vendin e parkimit, Koca ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tre herë drejt viktimës, duke e lënë të vdekur më parë.

Mësohet se Emanuel Koca, ishte nisur nga Tirana bashkë me disa pjesëtarë të familjes për pelegrinazhin e natës së madhe, ku pasi kishte zbritur familjarët në afërsi të shkallëve të kishës, kishte zbritur poshtë për të gjetur vend për të pakuar makinën.

Mirëpo debati për vendin e parkimit rezultoi fatal për Shkorretin, i cili nuk e lejoi të dyshuarin të parkonte makinën pranë banesës së tij, duke pretenduar se ishte vendi i makinës së familjes. Pas sherrit me fjalë dhe konfliktit fizik, Koca shkrepi armën, duke i shkaktuar vdekjen 24-vjeçarit.

Pas ngjarjes 32-vjeçari u largua nxitimthi, për tu arrestuar vetëm mbrëmjen e së enjtes, në sajë të negocimit të familjarëve. Mbi të dyshuarin rëndojnë dy vepra penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al

Vrasja e të riut në Laç, arrestohet autori i dyshuar

Zbardhet vrasja e të riut në Laç, shpallet në kërkim i dyshuari nga Tirana

Të shtënat me armë në Laç, kush është i riu që mbeti i vrarë