Transmetuar më 14-06-2019, 07:40

Një aksident i rëndë i kushtoi jetën një gruaje shqiptare në Leçe të Italisë, gjatë kësaj të enjteje.

Mesditën e djeshme, në zonën e Salentos, makina me të cilën udhëtonte shqiptarja një Renault Megane, u përplas me një Mini Cooper.

Drejtuesit e dy mjeteve të aksidentuara kishin zbritur nga makinat për të parë dëmet, kur befas një kamion mori përpara makinën e shqiptares.

Kjo bëri që gruaja 40-vjeçare Angjelina Zefi të goditet fatalisht, duke gjetur vdekjen.

Krahas saj mbeti i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, një italian i moshës 35-vjeçare, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Gruaja shqiptare punonte në një restorant, ndërsa prej vitesh jetonte në zonën e Casarano. /a.y/noa.al