Transmetuar më 14-06-2019, 00:38

Të sëmurët me prostatë tani mund ta mbyllin ciklin diagnostikues brenda sistemit parësor shëndetësor pa shkaktuar në spital. Muajt e fundit poliklinikat e specialiteteve të Tiranës janë pajisur me dy ekzaminime të reja për patologjitë bllokuese të traktit urinar.

Urologu Klodian Demiri shpjegon se në doiagnostike këto ditë do të fillojë edhe Cistoskopia.

Këto ekzaminime, dikur spitalore, sot i japin ndihmë të madhe mjekut specialist që ta mbyllë diagnozën brenda klinikës së tij dhe pa sorollatje për pacientin.

Vlerësohet se 20 për qind e meshkujve të moshës 45-80 vjeç vuajnë nga tumori beninj i prostatës. Ndërsa në moshat e reja dhe të mesme më shpesh haset infeksioni i prostatës.