Transmetuar më 13-06-2019, 22:19

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Laç.

Ndërkaq mësohet se ditën e sotme, ka rënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes.

Policia e Kurbinit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit Viktor Shkorreti, ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në pranga ka rënë E. K, 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24 vjeçarit pas një konflikti të çastit.

Konflikti dyshohet se nisi për një vend parkimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./a.k/noa.al/