Transmetuar më 13-06-2019, 20:37

Ndërron jetë pas një beteje të gjatë me kancerin aktorja e njohur meksikane, Edith Gonzalez.

Edhe pse gjatë periudhës së sëmundjes u përpoq që të përçonte mesazhe optimizmi, nuk arriti dot që ta mposhte.

Edith Gonzalez ishte një nga aktoret më të pëlqyera meksikane, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e saj si Salome.

3 vjet më parë ajo u diagnostikua me sëmundjen e rëndë të kancerit në vezore dhe ditën e sotme e ka humbur betejën, në moshën 54-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar mikesha e saj, aktorja Leticia Calderon, në një status në ‘Tëitter’ ku shkruante: “Edith, do të na marrë malli për ty. Nuk ka dhimbje më të madhe se ajo që po ndjen nëna jote në këto momente”. /k.k/oa.al/