Transmetuar më 13-06-2019, 14:02

Një nënë ka ndarë momentin prekës kur djali i saj 2-vjeçar i dha lamtumirën babait të tij në gurin e varrit.

Darren Langton vdiq papritur në moshën 33-vjeçare nga shkaqe të panjohura në shtëpinë e tij në Dorchester, Dorset. Ai u nda nga jeta tre ditë pas ditëlindjes së parë të Harvey në tetor 2017.

Nëna e Harvey, Jessica Pillinger u përpoq ta mbante gjallë kujtesën e Darren duke vizituar gurin e tij përkujtimor çdo të diel dhe duke vendosur lule aty.

Në foto shihet djali mbi gurin e varrit që luan me makinat e vogla të tij dhe këndon ‘bye bye Daddy’ ose ‘mirë u pafshim babi’ në mënyrë të përsëritur.

Në foto tregohet marrëdhënia e tij e veçantë me kujtimin e babit. Duke mos kuptuar ende ai i tregon babit lodrat e tij të preferuara.