Transmetuar më 12-06-2019, 13:29

Historia e Yemi Penn është vërtetë e pabesueshme, ku nga të qenit varfanjake dhe e pastrehë, është kthyer në simbol të femrave të forta.

Në moshën 24-vjeçare Yemi ngeli shtatzënë dhe u dëbua nga shtëpia nga e ëma, “Më tha merr gjërat e tua dhe mos u duk më”. Gruaja tregon se ka fjetur në hotele dhe më tej në rrugë, edhe një muaj para se të bëhej nënë për herë të parë.

“Një herë fjeta në shkallët e bashkisë, duke shpresuar se askush nuk do më lëndonte. Kisha frikë për vajzën që mbaja në bark”, tregon ajo.

Penn kujton se kur ishte e re dëshironte që të martohej, të kishte fëmijë dhe të blinte një shtëpi, “Por e gjeta veten duke fjetur në rrugë. Ardhja në jetë e fëmijës të detyron që të mendosh mirë, kështu që vendosa të përqendrohem te puna”.

Nuk u dorëzua dhe u bë gjithmonë e më e fortë dhe pas revoltave në Londër disa vite më parë, vendosi që të largohej nga Anglia.

Gjithçka pasi njohu një ushtarak amerikan, me të cilin u dashurua, u martua dhe u transferua në Japoni. Bashkë me të solli në jetë një djalë, Levi, “Po nuk isha e bërë për të qenë gruaja e një ushtaraku”.

Kështu nisi që të shiste produkte bukurie, pasionin e saj të madh dhe pak kohë pasi vogëlushja Leah ishte 7 vjeçe dhe djali Levi 7 muajsh, u transferua në Australi.

“Një vit më vonë, krijova kompaninë time të konsulencës, e cila tani ka fitim vjetor prej 650 mijë sterlinash dhe punojnë gjashtë persona”, tregon ajo, shkruan noa.al.

E rikthyer në Londër, gruaja angleze i është futur biznesit të fitnessit dhe ka hapur palestrën e saj të quajtur F45, ku seancat zgjasin 45 minuta dhe me intensitet të madh.

“Kam punësuar 11 persona dhe fitoj rreth 250 mijë sterlina në vit”, tregon ajo për “The Sun”. Një kthesë e bujshme për gruan, e cila deri para pak kohësh, nuk kishte një strehë mbi kokë. /a.y/noa.al