Transmetuar më 11-06-2019, 23:00

Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Moldavisë.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena”, i vlefshëm për grupin H, për kualifikueset e “Euro 2020”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve.

Golat u shënuan nga Çikalleshi 66’ dhe Ramadani 90+3’.

Gjatë në stadiumin “Elbasan Arena”, disa tifozë kuqezi kanë shpalosur një flamur të madh  me mbishkrimin “Rama ik”.

Pas shpalosjes, punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë dhe e kanë hequr nga stadiumi flamurin me mesazhin kundër kryeministrit Edi Rama./a.k/noa.al/