Transmetuar më 11-06-2019, 13:50

I ashtuquajturi pjepër i kuq ose shalqi është fruti i preferuar i verës. I ëmbël, i freskët, dhe i pasur me vitamina. Por a e dini se farat e shalqinit, të cilat hidhen dhe shmangen si potencialisht të dëmshme, janë në të vërtetë një thesar i fshehur?

Fara ka disa përfitime të rëndësishme dhe ngrënia e tyre së bashku me frutin mund të ketë disa përfitime. Para së gjithash ato përmbajnë shumë kripëra minerale, me magnez që ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Pastaj ka hekur, i cili absorbohet edhe më shpejt kur kombinohet me vitaminën C që përmban fruti. Farat e famshme janë gjithashtu të dobishme për sistemin imunitar. Por kini kujdes që të mos abuzoni: ato mund të kenë efekte laksative!

Shkurtimisht, farërat e famshme të shalqinit janë një instrument i profilit më të lartë për shëndetin. Përdorini edhe si çaj duke vluar dy lugë gjelle fara me një litër uji.

Një tjetër opsion shumë popullor është që t’i gatuani në furrë. Në një pjatë pjekje me letër furre, për 15 minuta në 180 gradë: më mirë edhe se farat e lulediellit. Provojeni!/b.l/noa.al/