Transmetuar më 11-06-2019, 12:50
Edi Rama, Aleksis Tsipras

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras zbulon kushtin e vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke prezantuar programin e partisë së tij Syriza, në pritje të zgjedhjeve të parakohshme, ai është ndalur në raportet me Shqipërinë.

“Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Europian”, u shpreh Tsipras.

Në këtë formë ky kusht futet në programin e Syriza, si e vetmja mënyrë për të hapur rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në mënyrë të vazhdueshme, shteti fqinj ka kërkuar respektimin e të drejtit të minoritetit grek dhe pronave të tyre. /a.y/noa.al