Transmetuar më 10-06-2019, 22:50

Përfaqësuesja e Kosovës vijon të tregojë se është një skuadër jo e lehtë për çdo kundërshtar që ka përballë.

Këtë mbrëmje Kosova arriti të fitojë në transfertë përballë Bullgarisë me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për “Grupin A”, për kualifikueset e “Euro 2020”.

Golat për Kosovën u shënuan nga Rashica 14’, Muriqi 64’ dhe Rashani 90+3’.

Për bullgarët shënuan Popov 43′ dhe Dimitrov 55′.

Kështu, Kosova merr fitoren e parë në grup, pas dy barazimeve, dhe tani e sheh veten me 5 pikë, në vendin e tretë, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke.

Me këto rezultate Kosova tregon se është pretendente për të vijuar më tej./a.k/noa.al/