Transmetuar më 09-06-2019, 15:13

Një vajzë vetëm 12 vjeçe me emrin Benita Diamond, në mesin e natës së 10 janarit, mori vendimin e vështirë për ti dhënë fund jetës.

Mori telefonin e nënës, hapi aplikacionin e taksive Uber, dhe me abonimin e parapaguar nga e ëma, prenotoi një taksi. Kur mbërriti taksisti, i kërkoi që ta çonte në një parking shumëkatësh, ku u ngjit deri në katin e nëntë për tu hedhur nga lartësia.

Familja e vogëlushes nga Orlando, Florida, SHBA, thotë se nuk e dinë se si vajza arriti që të bindë taksistin që ta shoqëronte në mes të natës në një parking. Familja ka bërë padi kundër kompanisë, për të ndaluar transportin e të miturve, shkruan noa.al.

“Nëse shoferi i Uber do të kishte ndjekur rregullat pa diskutim vajza jonë do të ishte ende me ne”, tha babai i saj, Ronald Diamond në një konferencë për mediat këtë të premte.

Historia e vajzës së ndjerë ka ngjallur polemika të forta në të gjithë vendin, ndërsa babai thotë se “Uber e çoi vajzën time në një pikë pa kthim. Askush tjetër nuk e bëri. Ne nuk e bëmë”. /a.y/noa.al