Transmetuar më 09-06-2019, 14:12

Prej kohësh vuante nga një sëmundje kronike e cila i shkaktonte probleme në frymëmarrje dhe për këtë arsye merrte asistent shëndetësore.

Por prej disa muajsh i ishte thënë se ishte sërish në gjendje që të punonte, kështu që 48-vjeçari anglez Kevin Dooley, pasi i hoqën ndihmën ekonomike, në gjendje të rënduar psikologjike, i dha fund jetës.

Ishte vajza ajo që tregoi gjithçka në mediat angleze, duke thënë “I thanë se ishte në gjendje që të punonte, por për shkak të problemeve me mushkërinë dhe frymëmarrjen nuk arrinte që të bënte asgjë”.

Kevin punonte si piktor dhe dekorues, por prej disa vitesh ishte me asistencë për shkak të problemeve kronike. Nga analizat sipas familjarëve, nuk ishte në gjendje që të punonte, por pavarësisht kësaj shteti i hoqi asistencën qershorin e vitit 2018, duke bërë që të varë veten në shtëpi në muajin dhjetor.

Dooley siç tregon e bija, ishte përfshirë nga depresioni, pasi pas heqjes së ndihmës ishte futur në borxhe dhe për këtë arsye familja drejton gishtin nga shteti. /a.y/noa.al