Transmetuar më 08-06-2019, 01:44

NASA njoftoi se ka vendosur të lejojë vizita në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës duke nisur nga viti 2020.

Agjencia amerikane hapësinore, ka thënë se do të hapë stacionin për turizëm dhe mundësi tjera biznesi.

Zëvendës-drejtori i kësaj agjencie, Robyn Gatens, ka thënë se gjatë vitit do të realizohen dy misione private të astronautëve.

Moduli i parë i këtij Stacioni është lançuar në orbitë më 1998, dhe stacioni ka qenë vazhdimisht aktiv nga viti 2011.

“Nasa do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për mundësi komerciale dhe marketing, ashtu siç nuk kemi bërë kurrë më parë”, ka thënë shefi financiar, Jeff DeWit në Nju Jork.