Transmetuar më 08-06-2019, 00:40

Faqet e para të gazetave kryesore në Shqipëri, për ditën e sotme, e shtunë 8 qershor 2019, ndalen më së shumti në protestën e pritshme të opozitës si dhe te skandali i përgjimeve.

E përditshmja Koha Jonë hapet me titullin "Basha: Sot Ramën e çojmë në shtëpi".

Në të njëjtën linjë dhe gazeta e PD, Rilindja Demokratike ka si kryeartikull: "Sot betejë për përmbysje".

Gazeta Shekulli denoncon abuzim me listat e zgjedhësve.

E përditshmja Standars shtron pyetjen nëse mjafton apo jo skandali i blerjes së votave që Edi Rama të japë dorëheqjen.

Gazeta Liberale ndalet te integrimi dhe sheh si pengesë Gjermaninë dhe refuzimib e kancelares Merkel që Shqipërisë t’i çelen negociatat.

Në vijim ndiqni galerinë me faqet e para të disa gazetave.