Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në Athinë, pas arratisë së bërë nga burgu i Petros Rallis në Athinë.
Gjatë kësaj të enjteje u bë arrestimi i Adrian Çobo, i cili rezultonte me dy identitete dhe njihej edhe si Ronald Gobo 35 vjeç.
I riu u arratis nga burgu më 3 qershor, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, ndërsa ndodhej tranzit për tu dërguar në një burg tjetër.
Njëri nga të burgosurit u shtir si i sëmurë duke rënë në dysheme, çka bëri që të ndërhynin gardianët, të cilët në fakt u futën në kurth dhe u sulmuan me një thikë të përgatitur në mënyrë artizanale.
35-vjeçari Adrian Çobo dyshohet se mes serialit të plaçkitjeve, mëngjesin e 31 majit të vitit 2018, bashkë me disa të tjerë bastisi dhe shtëpinë e këngëtarit Lefteris Pantazis.
Shqiptari u kap disa ditë pas arratisjes, ndërsa bëhet me dije se ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit. /a.y/noa.al
Arrestohet shqiptari i tretë i arratisur nga burgu në Greqi, një tjetër ende në arrati
Kapet shqiptari i dytë që u arratis nga burgu grek, dy të tjerë në kërkim