Transmetuar më 06-06-2019, 14:29

Kanceri në mushkëri është një prej më të rrezikshmit dhe pikërisht duhani shkakton nga 85-90% të rasteve. Kështu rezulton se 85% e tumoreve në mushkëri shkaktohen nga duhani, shifër e cila shkon në 90%, nëse merret në konsideratë edhe tymi pasiv.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tymi i cigareve, është shkaku kryesor i vdekjeve të shmangshme në shoqërinë tonë.

Shoqata AIRC për kërkimet kundër kancerit, me rastin e ditës botërore pa duhan, 31 majit, i ka dhënë jetë një projekti informimi dhe sensibilizimi lidhur me rrezikun e duhanit, drejtuar kryesisht të rinjve.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Global Youth Tobaço Survey”, një në pesë të rinj nga mosha 13 deri në 15 vjeç, pi rregullisht cigare.

Por ndryshe nga vitet e kaluara 24% të rasteve janë vajzat duhanpirëse dhe në 16%, bashkëmoshatarët e tyre djem, shkruan noa.al.

Po ashtu studime të ndryshme kanë zbuluar se lënia e duhanit, redukton ndjeshëm rrezikun e kancerit në mushkëri. /a.y/noa.al