Transmetuar më 06-06-2019, 08:59

Shpërthim në një treg në Gela të Italisë, duke bërë që 20 persona të mbeten të plagosur. Ngjarja ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombole në një kamion të mbushur me pula, të cilat ishin dërguar për në treg.

Si pasojë e shpërthimit tre personat që punonin në kamion, mes tyre një vajzë, pësuan djegie në 60% të trupit.

Mes të plagosurve është edhe një grua tetë muajsh shtatzënë, bashkëshortja e një polici, e cila kishte shkuar në treg për të bërë pazar.

Prokuroria e Gelas ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Bombola e gazit që ndodhej në furgon, shpërtheu për shkaqe ende të qarta.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës së kësaj të mërkure, në një moment kur tregu ishte plotë me njerëz. /a.y/noa.al