Transmetuar më 06-06-2019, 05:47

Kathryn Mayorga e cila akuzoi yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo për përdhunim në vitin 2009 vendosi të tërheqë akuzat e bëra në shtator të vitit të kaluar, njoftojnë mediat amerikane.

"Bloomberg" raporton se Mayorga vendosi të tërheqë akuzën, por avokatët e saj nuk konfirmuan nëse është arritur marrëveshje në mes palëve.

Mayorga ngriti padi ku tha se ishte përdhunuar nga futbollisti portugez në apartamentin e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Kjo padi ishte pengesë që Juventusi, klubi aktual i Ronaldos, të marrë pjesë në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve për shkak të mundësisë që autoritetet e SHBA-së të ndalojnë lojtarin në kuadër të hetimeve për përdhunim.