Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët në Tiranë se në datat 6 dhe 7 qershor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjithashtu ndërprerje do të ketë edhe disa zona të Korçës dhe Kavajës.
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 6-7 qershor
Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 6 dhe 7 qershor do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë:
6 qershor, rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, rruga “Mine Peza”, rruga “Mehmet Brocaj”.
7 qershor, 09:30-15:00 rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko”, rruga “Eshref Frashëri”, pranë rrugës “Don Bosko”.
7 qershor, 09:00-15:00 rruga “Pashko Gjeci” prane Kthesës së Kamzëz, rruga “Skënder Halili” pjesërisht, pranë Casa Italia.
Po ashtu ndërprerje do të ketë edhe në Korçë e Kavajë:
Njoftim për abonentët Kavajë:
Në vijim të masave që ka marrë OSHEE për sigurimin e furnizimit me energji elektrike gjatë sezonit veror, në datën 6 qershor gjatë intervalit kohor 03:00-06:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Kavajë.
Golem qendër, Seferaj, Mali i Robit, Stan i Ri, Qerret, Posta e policisë, Breg Deti, hotel “Malvina”, Shkëmbi i Kavajës, Kastrati, Golem plazh, “Viena”, “Miami beach”, Kompleksi “Xixa”.
Njoftim për abonentët Korçë:
Stakim i datës 6 qershor
Për shkak të punimeve të planifikuara në nst Maliq, në datën 6 qershor do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-13:00 në këto zona në Korçë.
6 qershor/Bashkia Maliq, Pirg, Fabrika e Përpunim Drurit.