Transmetuar më 03-06-2019, 19:26

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar në dalje të Fushës-Kosovës, në rrugën që lidh Prishtinën me Pejën.

Sipas mediave në Kosovë, në aksident u përfshinë tre makina, por për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe Policia dhe po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Për disa minuta trafiku në këtë segment u bllokua. /k.k/noa.al/