Transmetuar më 03-06-2019, 17:39

Pothuajse e gjithë stina e pranverës në Shqipëri u karakterizua nga mot me shi dhe temperatura mesatare.

Edhe në këto tre ditë të para të qershorit moti ka qenë i paqëndrueshëm e madje edhe me temperatura të ulëta.

Sipas parashikimeve, kushtet e motit pritet të përmirësohen në mesjavë.

Pas ditës së enjte parashikohet që edhe temperaturat mund të shkojnë deri në 31 gradë celcius.

Gjithsesi, mendohuni mirë përpara se të bëni plane për fundjavë. /k.k/noa.al/