Transmetuar më 03-06-2019, 09:59

Plagë, çarje dhe gjak! Është kjo ajo që shihet në disa fotografi të publikuara nga ish-Kryeministri Sali Berisha, të protestuesve opozitarë që po marrin mjekim në spital.

“Dhunë kriminale e narkogangsterëve të Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminelë të narkopolicisë civile kanë goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plagë të rënda në kokë, në hundë, në nofull dhe trup protestuesve paqësor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte brutale të gangsterëve të narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do të mbani personalisht përgjegjësi për këto krime të shëmtuara”, shkruan Berisha.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha mbrëmjen e djeshme se në Spitalin e Traumës takoi 10 policë, por dhe dy qytetarë të plagosur nga “dhuna e verbër” e protestës. /a.y/noa.al