Transmetuar më 02-06-2019, 13:45

Një ngajre e rëndë ka ndodhur në një kanal në Venecia të Italisë teksa një anije pasagjerësh është përplasur me një kroçere.

Për pasojë të paktën katër persona u lënduan, ndërsa të tjerët vrapuan të tmerruar.

Përplasja ndodhi dje rreth orës 8:30 në kanalin Giudeça, një rrugë kryesore që çonte në sheshin e famshëm të “Shën Markut” në qytetin italian.

Videoja tregon anijet duke u përplasur ndërsa njerëzit ikin në panik. Mediat italiane raportojnë se katër vetë mbetën me plagë dhe dy u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Një problem mekanik dyshohet si shkak i ngjarjes. /k.k/noa.al/