Transmetuar më 31-05-2019, 19:06

Trajneri i Gjermananisë Joakim Lëv ka pësuar një incident gjatë një stërvitjeje në palestër dhe për këtë arsye do të mungojë në stolin e Kombëtares, kundër Bjellorusisë dhe Estonisë.

Gjermani pësoi një incident ndërsa po stërvitej me peshat në palestër.

Mediat shkruajnë se Lëv humbi kontrollin e shtangës, iu përplas në kraharor, duke e detyruar që të shtrohet me urgjencë në spital.

Federata Gjermane ka konfirmuar edhe periudhën kohore të mungesës së trajnerit në krye të stolit.

“Më duhet të qëndroj pushim për një muaj”, ka bërë me dije vetë trajneri nëpërmjet faqes zyrtare të federatës gjermane./a.k/noa.al/