Transmetuar më 31-05-2019, 16:40
Një grua rome nga Kosova ka rënë pre e një dhune denigruese dhe shkak besohet të jetë vetëm fakti se ajo është nga komuniteti rom.
Pak ditë më parë ndaj saj u raportua një sulm i bërë në qytetin e Lipjanës, ku disa persona e kishin rrahur.
Por dhuna për shkak të racizmit duket se nuk përfundoi me aq për të, pasi ditën e sotme ajo është sulmuar përsëri. Këtë radhë në qytetin e Ferizajt.
Media kosovare kanë publikuar edhe videon në momentin ku një person i afrohet dhe e qëllon fuqishëm në kokë.
Kjo goditje e duket se e lë pa ndjenja gruan në fjalë, ndërsa në video shihet se ajo thjeshtë po ecte në rrugë kur u sulmua nga pas.