Transmetuar më 31-05-2019, 15:24

Edi Reja është i detyruar që në debutimin e tij në stolin kuqezi të bëjë pa tre lojtarë.

Kombëtarja ka pësuar disa ndryshime në listën për ndeshjen e programuar në 8 qershor ndaj Islandës dhe ndaj Moldavisë në 11 qershor. Ka qenë Binaku ai që është dëmtuar me ekipin e tij Norkoping në ligën suedeze.

Nga ana tjetër edhe vlonjati Mumushaj ka shfaqur probleme fizike gjatë grumbullimit dhe e ka të pamundur rikuperimin.

Ndërkohë, edhe Marash Kumbulla, për shkak të angazhimeve të tij me Veronën, do të bashkohet vetëm në datën 3 qershor, por me kombëtaren U-21 për transfertën ndaj Turqisë.

Reja kështu humbet 3 lojtarë për këto sfida të rëndësishme. Ndryshe nga se ka ndodhur në të kaluarën, Edi Reja nuk ka preferuar ti zëvendësoj këta 3 lojtarë me futbollistë të tjerë./b.l/noa.al/