Transmetuar më 30-05-2019, 21:26

Eden Hazard duket se do jetë blerja e parë e Realit në merkaton verore.

Largimin nga Çelsi e ka konfirmuar vetë ylli belg një natë më parë, pasi finales së madhe të Uefa Europa League.

Ai tha se ka ardhur momenti për sfida të reja, ndërsa mediat shkruajnë se Hazard ka firmosur një kontratë me Realin.

Spanjollët kanë kohë që janë në gjurmët e tij, teksa duket se këtë herë ia kanë aritur qëllimit.

28-vjeçari njihet si një prej më të mirëve në rolin e tij. /k.k/noa.al/