Transmetuar më 28-05-2019, 11:58

Albion Shezairi është 22 vjeçari shqiptar i cili u arratis dje nga burgu grek bashkç me një sirian 21 vjeç.

Në fotot shikoni pamjet e dy të arratisurve.

Ende nuk ka gjurmë të të arratisurve që lënduan dhe një gardiane gjatë zhdukjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40.

Të burgosurit janë arratisur nga burgu i Avlona-s, duke shfrytëzuar zonën e gatimit pranë seksionit të gjashtë të burgut të Avlonas.

Mësohet se një nga të burgosurit e arratisur, kapërceu së pari gardhin e burgut dhe më pas u përball me një police që patrullonte jashtë.

Sipas mediave greke, oficeri i policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar që të ndalojë, por pa sukses sepse i burgosuri u zhduk duke lënduar dhe një gardiane që gjithashtu po tentonte ta pengonte që të kapërcente gardhin.

Gjatë kësaj kohe një i burgosur i dytë kapërceu gardhin, goditi policin dhe arriti të largohet bashkë me shqiptarin 22 vjeçar Albion Shezairi i dënuar për trafil droge me 16 vjet heqje lirie.

Mediat greke thonë se një nga dy të burgosurit, ai shqiptar, është i përfshirë në të ashtuquajturën “Mafia e Burgjeve” të Korydallos.

Shqiptari shihet të jetë i përfshirë në një masakër me një të vrarë dhe dhjetëra të plagosur që ndodhi para disa javësh në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalosit në periferi të Athinës.

Policia ka nisur punën për kapjen e dy të arratisurve. /noa.al/