Kryetari i Partisë Social-Demokrate të Rumanisë, e cila qeveris në këtë vend, u burgos për korrupsion, pasi përpjekjet e tij për të apeluar një dënim të mëhershëm dështuan.
Gjykata Supreme e Rumanisë e mbajti në fuqi dënimin prej tre vjetësh e gjysmë burgim kundër Liviu Dragnea.
Dragnea, 56 vjeç, njihet si më i fuqishmi i politikës rumune. Ai është gjetur fajtor vitin e kaluar për pagesën e dy anëtareve të partisë për punë të rreme në një agjenci të shtetit.
Prokurorët kanë thënë se duke përdorur ndikimin e tij si zyrtar i qeverisë, Dragnea u ka siguruar "punë të rreme" në një agjenci për mbrojtjen e fëmijëve dy grave që punonin për partinë e tij.
Gratë kanë pranuar se kanë punuar për partinë duke marrë paga nga agjencia.
Dragnea, i cili e mohon çdo keqbërje, e kishte apeluar vendimin fillestar dhe ishte ndjekur në gjendje të lirë.
Të hënën, ai u dërgua në një burg në veri të Bukureshtit.
Dragnea konsiderohet gjerësisht si figura më e fuqishme në politikën rumune.