Transmetuar më 27-05-2019, 09:28
Foto ilustruese

Zbardhet dëshmia e personit që mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në Lezhë.

35-vjeçari Ridvan Koca, ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri.

Ai ka treguar se ishte në lokal kur një person u afrua drejt tij dhe e qëlloi me armë drejt tij, në pjesën e këmbëve, duke e lënë të plagosur.

Po ashtu ai tha se nuk e di se kush është atentatori dhe se nuk e di se ku ta drejtojë gishtin.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, ku i dëmtuari pas ngjarjes u dërgua në spital. /a.y/noa.al