Transmetuar më 27-05-2019, 09:12

Nga atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Vlorë, gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, dyshohet se shënjestra ka qenë 32-vjeçari Eno Mata, person me precedentë penalë.

Krimi ndodhi rreth orës 01:10 të mëngjesit të kësaj të hëne, në fshatin Porro të Vlorës, ku në rrugë në rrethana ende të paqarta u qëllua me armë në drejtim të dy të rinjve Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli të cilët po udhëtonin me motor.

Si pasojë u plagosën dy të rinjtë, ku rrugës për në spital ndërroi jetë 22-vjeçari Mëhilli, ndërsa Eno Mata, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eno Mata i cili njihej ndryshe edhe si Aleksandër Mata, dyshohet se është i përfshirë si një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Ndërkohë viktima Mëhilli rezulton pa precedentë penalë.

Pikërisht kjo ka bërë që policia të dyshojë se Mata ka qenë dhe shënjestra e atentatit.

32-vjeçari i cili pak muaj që ishte kthyer nga Greqia dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos, më 12 tetor 2017.

Ai dyshohet se bashkë me një shqiptar tjetër, i cili mori përsipër autorësinë e vrasjes së avokatit grek, ka bashkëpunuar.

Pak kohë pas ngjarjes në mediat greke u publikua një letër e cila u tha se kishte autorësinë e Matës dhe në të sqaronte rolin që kishte pasur në ngjarjes.

“Sa i përket çështjes së zotit Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”, thuhej në letrën që mbyllej me etiketimin “Maradona-këmbëshpejti”. /a.y/noa.al

Atentati me një të vrarë, gjendet një makinë e djegur, çfarë u mësua për të plagosurin

Atentat me armë zjarri në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur