Transmetuar më 27-05-2019, 08:33

Fundjavën që vjen aktori i njohur i humorit Gazment Paja i jep fund beqarisë, duke u martuar me të fejuarën e tij Ira.

Por këtë të diel nusja e ardhshme, ka mbajtur festën e beqarisë, në bregdet.

Në pamjet e siguruara nga ‘Alpeneës’, e fejuara e Gazit shfaqet duke festuar buzë detit.

Bukuroshja bjonde ishte veshur me një fund të gjatë me tyl dhe një bluzë me mbishkrim “Bride to be” (Nusja e ardhshme).

Teksa u munduan që ta mbanin private lidhjen e tyre, vetëm në një intervistë televizive Gazi u dorëzua, duke e quajtur Irën “E bukura e dheut”.

Bukuroshja duket se e ka bërë Gazin që ti rrahë zemra fortë, aq sa në 1 qershor do të jenë zyrtarisht burrë dhe grua. /a.y/noa.al