Transmetuar më 27-05-2019, 08:23

Dalin detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës në Vlorë.

Rreth orës 01:10 të mëngjesit të kësaj të hëne, në fshatin Porro të Vlorës, në rrugë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të dy të rinjve Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli të cilët po udhëtonin me motor.

Si pasojë të personat janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22-vjeçari Mëhilli, ndërsa Eno Mata, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/ët, bashkë me dy kallashnikovë brenda.

Mësohet se Eno Mata i cili njihej ndryshe edhe si Aleksandër Mata, dyshohet se është i përfshirë si një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Ndërkohë viktima Mëhilli rezulton pa precedentë penalë, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar kush ishte shënjestra e atentatit.

Aktualisht policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit. /a.y/noa.al

Atentati me një të vrarë, gjendet një makinë e djegur, çfarë u mësua për të plagosurin

Atentat me armë zjarri në Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur