Transmetuar më 27-05-2019, 07:36
Sotiraq Mëhilli

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati me armë zjarri gjatë natës që lamë pas.

Rreth orës 01:10 të mëngjesit të kësaj të hëne, në fshatin Poro të Vlorës, në rrugë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli të cilët po udhëtonin me motor.

Si pasojë të personat janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli, ndërsa Eno Mata, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/ët.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /a.y/noa.al