Transmetuar më 26-05-2019, 21:04

Gjendet i vdekur i riu shqiptar i cili ishte zhdukur prej natws sw 30 prilllit nw Itali.

Trupi i 31-vjeçarit, Dorian Liçaj, u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni i cili ishte i fikur.

Sipas policisë i riu ishte vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër.

I riu ndodhej në Itali nga janari dhe prej disa ditësh ndodhej në fshatin bregdetar Iblean në kërkim të një pune.

I riu vuante nga ankthi dhe sipas dëshmive të dhëna për policinë, para se të zhdukej, kishte lënë një shënim me dorë për familjen, në të cilën kërkonte ndjesë për vuajtjet që do t’u shkaktonte, duke lënë dyshime të forta për një vetëvrasje./a.k/noa.al/