Transmetuar më 26-05-2019, 12:56

Policia e Tiranës ka koduar operacionin “Fundjava”, duke ushtruar kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve është vënë në pranga një person që qarkullonte me armë zjarri, pronari një pronar i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i operacionit tek sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.

Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Nga ana e Patrullave të Përgjithshme të komisariatit të policisë nr.1 u vunë në praga D. R., 45 vjeç banues në Tiranë dhe G.M., 38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 9 maj, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I.

Kjo pasi uniformat blu gjetën në  banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë , pronar dhe menaxher i lokalit, i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K. /a.y/noa.al