Transmetuar më 26-05-2019, 09:46

Pak orë para protestës së mbrëmjes së djeshme të opozitës, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me një nga anëtaret më të vjetra të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për ish-deputeten dhe ish-ministren Arta Dade, prej kohësh kritike e Kryeministrit Edi Rama.

Ka qenë Meta ai që ka publikuar një fotografi me Daden, ku bashkë me ta ndodhet edhe gazetari Nikoll Lesi.

“Bashkë me Nikollën dhe me një trëndafil që spikat mes trëndafilash, në Spiten, Lezhë.

Me Artën sot ndamë shumë kujtime dhe ide”, shkruan Meta. /a.y/noa.al