Transmetuar më 26-05-2019, 08:11

Punonte për lidhjen mes sistemit të kanalizimeve dhe gjatë një gërmimi prej tre metrash thellësi, iu rrëzua sipër një mur anësor.

Është kjo mënyra tragjike në të cilën humbi jetën një emigrant shqiptar në Itali, këtë të shtunë.

Viktima është 44-vjeçari Kastrijot Ndou, i cili punonte në një kantier ndërtimi në zonën e La Loggia, të Torinos.

Viktima punonte prej afro 15 vitesh në një kompani gërmimesh, por kjo e shtunë rezultoi fatale për të.

Policia po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë, për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al