Transmetuar më 26-05-2019, 07:46

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë.

Një fëmijë aq shumë i dëshiruar, si fryt i dashurisë me aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Almeda ka ndarë disa foto pas lindjes, por në asnjërën prej tyre nuk ka zbuluar fytyrën e vogëlushit

Ka qenë Tolgahan ai që ka publikuar një fotografi të adhurueshme me të birin, teksa e mban në kraharor duke fjetur.

“Momenti kur fjalët janë të pamjaftueshme”, shkruan aktori, i cili duket se ka krijuar një lidhje të veçantë me të sapolindurin. /a.y/noa.al