Transmetuar më 25-05-2019, 23:03
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot, ku dy automjete janë përplasur midis tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti, mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht asnjërit prej tyre nuk i rrezikohet jeta.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje, ka nisur punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/