Transmetuar më 25-05-2019, 17:18

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ashtu sikundër edhe herët e tjera, ka apeluar qytetarët dhe policinë që të tregohen të përmbajtur në protestën e sotme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, selia diplomatike e SHBA-së nxit dialogun mes partive politike.

Ndërkohë, sa i përket protestës, qëndrimi është i qartë për qytetarët dhe autoritetet e ligjit.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. 

Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.