Transmetuar më 25-05-2019, 15:10

Një fëmijë shqiptar ka humbur jetën në një shkollë në Angli pasi dollapi i ra përsipër.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Essex të Anglisë, ndërsa viktimë ka mbetur 9-vjeçari Leo Latifi.

Mësohet se babai i djalit që humbi jetën ishte shqiptar dhe nëna agleze.

Mësuesi kujdestar Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin të tronditur dhe tepër të pikëlluar nga vdekja e Leos.

“Ai do të na mungojë shumë të gjithëve ne. Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet të gjithë familjes dhe miqve të Leos në këtë kohë të trishtuar”, tha ajo. /k.k/noa.al/