Transmetuar më 25-05-2019, 14:17

Dy persona të shpallur në kërkim, dhe të dënuar me vendim gjykate, janë ndaluar nga policia e Shkodrës.

I pari është 48-vjeçari me inicialet D.T., banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër.

Për këtë person, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar dy vite më parë me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”.

Po ashtu, atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh.

I ndaluari tjetër është 36-vjeçari Z.M., banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër.

Për të, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”. /k.k/noa.al/