Transmetuar më 25-05-2019, 10:15

Trupi i vdekur i 4-vjeçarit, Zenel M., është gjetur i vdekur në lumin pranë parkut të lojërave ku ai u zhduk në Wildegg të Zvicrës.

Djali ishte me nënën e tij Burbuqe, kur u zhduk papritmas pasditen e së enjtes rreth orës 16:30. Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së premtes, pas operacioneve intensive të kërkimit të policisë.

Ai u gjet nga një punonjës në hidrocentralin e Villnachern.

"Mendohet se fëmija ra në lumë dhe u mbyt mbrëmjen e së enjtes ndërsa po luante pranë lumit Aabach," tha zëdhënësi i policisë Bernhard Graser.

Zeneli ishte në sheshin e lojërave me nënën e tij dhe fëmijët e tjerë. Rreth orës 16:30, nëna papritmas vuri re mungesën e djalit. Ajo shkoi menjëherë në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën.

Pas një kërkimi të kotë, Burbuqja lajmëroi policinë pak më vonë. Graser tha se u dyshua se Zeneli mund të kishte rënë në ujë.

"Lumenjtë Aabach dhe Aare kanë aktualisht shumë ujë për shkak të shirave të ditëve të fundit", – tha Graser.

Po luante në park, zhduket pa gjurmë fëmija shqiptar në Zvicër