Transmetuar më 25-05-2019, 03:49

Ky djalosh ishte vetëm 19 vjeç kur u martua dhe është baba i katër fëmijëve.

Seth Megow nga Valdosta në Georgia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani është 33 vjeç.

Gjithë këto vite ka punuar fort që të mbajë familjen e tij me 6 anëtarë.

Sidomos tetë vitet e fundit kur familja sa vinte e shtohej dhe ata sollën në jetë një pas një, katër fëmijë: Stevie, Neela, Titus dhe Olive.

Por pikërisht këto 8 vitet e fundit gjërat po ndryshonin frikshëm: Gruaja e tij po e tradhëtonte rregullisht me turli lloj meshkujsh.

E keqja është se Seth e mësoi vetëm këto ditë pasi rastësisht i pa Facebook-un.

Zbulimi i tij ishte i rëndë. E shoqja Chrissy, e tradhtonte dhe prej një viti kishte dhe dashnor të rregullt.

Kjo gjë e shokoi 33 vjeçarin. Por ky ishte vetëm fillimi. Seth zbuloi se e shoqja nuk ngopej me tradhtitë. Ajo kishte disa meshkuj njëherësh me të cilët dilte dhe bënte seks. E përpos këtyre kishte rregullisht, burrin dhe dashnorin.

Seth tani është më i qetë. Kanë kaluar disa ditë qysh kur zbuloi atë që kurrë nuk e priste për të shoqen dhe thotë: Vitet e para ishin të bukura. Këto të fundit, frikë!"