Transmetuar më 24-05-2019, 22:04

Katër vite burg dhe 20 mijë euro gjobë ka caktuar gjykata për një shqiptar që u arrestua një ditë më parë.

Ai u kap me një kilogram kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinë, ndërsa u ndalua për kontroll në një zonë të Umbrias.

Shqiptari 45-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur banon në Terni.

Ai ishte vënë  në shenjestër të policisë edhe në dy operacione të mëparshme të autoriteteve italiane, në vitet 2015 dhe 2017.

Gjykata e Apelit vendosi për shqiptarin dënimin  me katër vite burg dhe 20 mijë euro gjobë, ndërsa mediat italiane shkruajnë se i arrestuari do ta vuajë dënimin në burgun e Sabbione, në Terni. /k.k/noa.al/