Transmetuar më 24-05-2019, 17:35

Deri më sot, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kanë zgjedhur që të jenë diskret në çështjen e të birit, kjo sa i takon vendimit për të zbuluar portretin e të voglit 7-muajsh!

Sepse kohë pas kohe, përmes fotove të ndryshme, ata kanë ndarë me ndjekësit virtual çaste nga përditshmëria apo udhëtimet me Kajanin e vogël.

Por, vetëm sot gjatë një interviste me Evi Reçin për emisionin e kësaj të fundit në "Vizion Plus", Veliaj ka zbuluar për herë të parë se kujt i ngjan djali i tij.

"I ngjan mamës së vet. E çfarë të kushton të thuash një fjalë të mirë, t’ia bësh qejfin gruas që është aty dhe merret me të më shumë sesa ty, që ti të marrësh pastaj të gjithë lavdinë e ngjashmërisë", ka rrëfyer kryebashkiaku.

Ndërkohë, ai nuk është kursyer në tregimin e tjera detajeve rreth prindërimit, që nuk i kishte ndarë më parë me publikun.

"Kur ai sheh mamin duhet të hajë atë që përgatitet dhe duhet të flejë. Kur ai sheh babin, sheh një njeri që mund të argaliset dhe mund të shpartallojë të gjithë shtëpinë", vijoi ai.